17 vite më parë ndodhi shpërthimi i Gërdecit, me 26 viktima në vend dhe të tjerë që do të vdisnin më vonë për arsye të ndryshme, të lidhura me ngjarjen.
Përveç demontimit të municioneve, në Gërdec bëhej edhe një “punë” tjetër, heqja e amballazheve kineze të arkave të municioneve dhe trasportimi i tyre në Rinas, për ti çuar më pas në Afganistan. U rekrutuan edhe shoferë të ministrisë që të punonin privat për këtë transport. Shumë oficerë refuzuan. Por mbajtën shënime.
Për shkak të vjetërsisë së municioneve, ku baruti pas 15 vitesh ul rendimentin e saj, shumë kallashnikovë të aleatëve të ushtrisë afgane bënin “xhap” në dyluftime me talebanët. Dhe në një rast në afërsi me kufirin me Pakistanin (Nawa) ndodhi një tragjedi e vërtetë pasi nga 10 fishekë vetëm 2 shpërthenin duke lënë viktima të shumta nga ana e ushtrisë së Karzait. Vetë shtabi amerikan në Kabul nisi një hetim në Afganistan për fishekët kinezë made in Albania që nuk shpërthenin dhe në Kongres, përmes komisionit Waxman, u zbulua korrupsioni me prokurimet e nënkonktraktorëve të Pentagonit.
Ndërkohë në Tiranë në qershor të 2008, në një mesnatë, u mbajt një mbledhje “sekrete” mes disa gjeneralëve shqiptarë, ministrit të mbrojtjes dhe ambasadorit dhe kolonelëve amerikanë se çfarë do të bënin për këtë skandal që po hetoj nga NYT (thyerja e embargos me Kinën). Një kolonel i ODC L. Harrison refuzoi të përtypte planin që po diskutohej për të fshehur faktet që ishin zbuluar ndërkohë nga NYT në Gërdec, ku kishin fotografuar amballazhet kineze të fishekëve. Koloneli u shkarkua.
Një histori e trishtë…