Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse ndodhi natën e kaluar në një lokal në Lezhë, ku kamerat e sigurisë kapën momentin kur një person i veshur me kapuç vendosi lëndën plasëse.
Sipas policisë, pronari i lokalit është shtetasi Ilir Markvukaj, 47-vjeç.
Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa hetimet janë duke vijuar për të zbardhur rrethanat dhe identifikuar autorin e ngjarjes.