Urologia Drilona Ndrevataj në një lidhje skype me emisionin ‘Zgjohu me MCN’ ka folur lidhur me problemet e prostatës dhe patologjitë më të shpeshta që kjo sëmundje shfaq.
Ajo shprehet se kjo sëmundje prek më shumë meshkujt kryesisht ata mbi 50 vjeç e sipër dhe se ka disa terapi për ta kuruar atë deri te ndërhyrja kirurgjikale.
Sipas saj kjo lidhet dhe më mënyrën e jetesës dhe kequshqyerja, ku në veçanti duhet të mbahen larg ushqime të tilla si ato pikante por dhe alkooli, ndërsa këshillon se duhen bërë vizita të rregullta të paktën një herë në vit.
Në shumicën e rasteve problemet nisin në moshën 50 vjeçare dhe sipër. Ka disa simptoma që çojnë pacientin te mjeku si urinim i shpejtë, me djegie etj, por ka dhe raste kur nisin në moshën të re deri në temperaturë le të themi problematika. Shqetësimet e para nisin me urinim të shpejtë dhe djegie.
Kjo ndikon te mënyra e jetesës, nëse kanë probleme me zorrën e trashë dhe shpesh herë infeksionet vijnë nga zorra e trashë, nga keq ushqimi që mund të marrin, pastaj ka dhe persona që janë më të prirur që të kenë probleme me prostatën apo çiklistët që kanë trauma të vazhdueshme, apo ata që kanë pasion hipizmin, persona që qëndrojnë gjithë kohës në makinë ulur.
Pra ka të bëje dhe me jetesën që ata bëjnë dhe sjellin prirje për të pasur probleme me prostatën. Në moshën e re mjafton një terapi antibiotike me terapi inflamatore të dyja bashkë nga 10 ditë deri në 2 muaj. Duke qenë se prostata është një organ pak i vështirë që ilaçet të shkojnë deri atje atëherë dhe kurimi është pak i gjatë.
Ndërsa te moshat mbi 50 vjeç që çon shpesh herë në urinim të shpejtë atëherë terapia në këto raste janë alfabukulsi si terapi e parë dhe plus saj me kalimin e viteve se mund të jenë shqetësime që përkeqësohen mund ti bashkëngjitet një terapi tjetër. Nëse kjo terapi nuk funksionon atëherë kemi atë kirurgjikale, tashmë të bëra me lazer.
Prostata është një gjëndër e vogël në madhësinë e një arre dhe atje kalon uretra nëse në moshën 50 vjeçare e sipër rritet atëherë ngushton atë kanalin që ka në mes dhe aty fillojnë vështirësitë për të depërtuar urinën dhe mund të arrijë në disa raste dhe në një gjendje që nuk mund të rregullohet më dhe kjo është pjesa më e keqe sepse nuk mund të rregullohet as me kirurgji.
Në moshën 50 vjeç e sipër meshkujt janë të predispozuar të preken dhe nga kanceri i prostatës dhe nuk përçon simptoma, prandaj është shumë i rëndësishëm që të shkosh te mjeku dhe të bësh kontrolle të paktën një herë në vit.