“Kushtetuta e Tokës” është një koncept i propozuar nga profesori Luigi Ferrajoli, një nga mendimtarët më të njohur të drejtësisë dhe filozofisë së së drejtës. Në këtë vepër, Ferrajoli argumenton për nevojën e një kushtetute të planetit që të mbrojë të drejtat e njeriut dhe të mjedisit në një nivel ndërkombëtarë, duke kufizuar pushtetin e miliarderëve dhe grupeve të mëdha financiare.
Kushtetuta e Tokës është kthyer në një lëvizjes studentore që ka gjetur hapësirë në universitetet e Amerikës Latine ku Ferrajoli jep mësim.
Ferrajoli thekson se krizat globale, si ndryshimet klimatike dhe pabarazitë sociale, kërkojnë një qasje të re juridike që tejkalon kufijtë kombëtarë. Ai propozon një sistem të ri të drejtësisë që përfshin të drejtat e njeriut, të drejtat e mjedisit dhe të drejtat e brezave të ardhshëm. Sipas tij, një kushtetutë globale do të siguronte një kornizë ligjore të përbashkët që do të ndihmonte në zgjidhjen e problemeve globale dhe në promovimin e paqes dhe drejtësisë ndërkombëtare.