Gjykata Antikorrupsion dënon me 3 vite ish kryebashkiakun e Himarës

spot_img

Shpërdorim detyre në 2 raste, GJKKO dënon me 3 vite e 1 muaj burg, Jorgo Goron.Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, u arrestua për shpërdorim detyre, kryer në bashkëpunim në lidhje me tjetërsimin e një sipërfaqeje toke, që gjendet në fshatin Gjilekë të Dhërmiut, të cilënGjykata e Posaçme e ka nën sekuestro. Këto sipërfaqe prej rreth 10 mijë metra katror janë sekuestruar nga SPAK dhe si përfitues fundor kishin ish-deputetin Artan Gaçi.

Goro u arrestua në mars të vitit të kaluar, pas kallëzimit te depozituar nga Fredi Beleri.Për të njëjtën çështje, do të gjykohet edhe ish-kreu i Kadastrës së Vlorës, Bilbil Aliaj, i cili ndodhet në masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ si dhe ish-juristi Vezir Gjikoka që ka masën ‘arrest në shtëpi’.Ndërkohë apartamenti i sekuestruar sipas GJKKO i kthehet biznesmenit, Gentian Sula.

Latest articles

Related articles