Asfiksimi në magazinën e ‘Rossman & Lala’, 6 punonjëse përfundojnë në spital! Nis hetimi

spot_img

Gjashtë punonjëse të një magazine në superstradën “Tiranë-Durrës” janë dërguar për kujdes mjekësor në spital, pasi kanë shfaqur probleme respiratore gjatë punës.

Ngjarja ka ndodhur të martën më 11 mars 2025, në ambientet e kompanisë “Rossman & Lala”, ku punonjëset dyshohet se janë asfiksuar nga një faktor ende i panjohur. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, ato janë larguar në banesat e tyre. Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur dhe policia ka filluar hetimet.

Mësohet se punonjëset kanë dëshmuar se kanë shkuar të martën në mëngjes në punë dhe kanë hapur derën nga ku më pas kanë ndjerë një aromë të rëndë dhe pak çaste më vonë nuk janë ndjerë mirë. Punonjëset janë dërguar në një spital privat nga menaxheri për trajtim. Nga marrja në pyetje që grupi hetimor ka bërë, është mësuar që aroma e rëndë është ripërsëritur edhe një herë tjetër para disa muajsh.

Policia ka referuar materialet në Prokurori, e cila po heton për shkaqet e incidentit dhe përgjegjësi të mundshme të kompanisë. Autoritetet po verifikojnë nëse magazina përmbushte standardet e sigurisë në punë dhe nëse punonjëset kanë qenë të ekspozuara ndaj gazrave apo kimikateve të rrezikshme

Latest articles

Related articles