Shëndeti mendor në pranverë, Mjekja: Stina ndikon te personat me çrregullime të humorit

spot_img

Ardhja e stinës së pranverës jep ndikim në personat që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor.

Kujdes duhet të tregojnë më tepër personat që vuajnë nga çrregullimet e humorit, bipolare dhe depresive, bën me dije mjekja psikiatre Nikolina Bode.

Më shpesh në këtë stinë vihen re episodet maniakale, hipomaniakale te çrregullimi bipolar. Është stina e ngjyrave dhe e energjisë, ndaj duhet të jenë të kujdesshëm personat që trajtohen me këto çrregullime: luhatje humori, pagjumësi, simptomat e ankthit, ndryshimet e oreksit apo ankesat somatike, axhitimet ose euforinë mbi normalitetin,” tregon Dr. Bode.

Mjekja thotë se janë shtuar pacientët që trajtohen për probleme të shëndetit mendor, ndërsa vihet re një ulje e grupmoshave të prekura nga këto sëmundje.

Shohim në praktikë një shtim të rasteve edhe në moshat e reja. Sot kemi më shumë të rinj dhe moshë adulte aktive që shfaqin probleme të shëndetit mendor, pa përjashtuar këtu edhe grupmoshën e tretë me sëmundshmëritë e veçanta që ka ajo dhe format e demencës,” shton mjekja psikiatre.

Latest articles

Related articles