Apeli i Gjykatës së Posaçme ka shytrë për nesër vazhdimin e seancës për dhënien e vendimit ndaj Erion Veliajt. Ai akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
]Mësohet se prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado kanë dorëzuar prova dhe fakte të reja që rëndojnë pozitat e Veliajt.
Gjithashtu në seancë janë dëgjuar disa audiopërgjime ambientale dhe telefonike të ndaj Veliajt, i cili komunikon me vëllain e tij Arbër Veliaj ku përmenden dhjetëra emra gazetarësh dhe bashkëpunëtorësh të tij.
Komunikimi i Erion Veliajt me vëllian e tij Arbër Veliaj përfshin edhe veprime si të shkojë të takojë gazetarë, të mbajë lart fort mediat, të ushtrojë presion dhe forcë të madhe mbi gjyqtarët dhe prokurorët. (gjithçka është parë në disa media pranë kryebashkiakut dhe maxhorancës javët e fundit)
Gjithashtu në përgjime Veliaj përmend disa emra. Sipas të dhënave nga brenda seancës, mësohet se emrat që Erion Veliaj përmend në bisedat me vëllain e tij Arbërin janë Mero Baze dhe Carlo Bollino.
Këto përgjime SPAK i ka vënë në dispozicion Apelit të GJKKO duke treguar se Veliaj po ushtron presion të madh mediatik kundër njerëzve të drejtësisë, duke nisur nga mediat kryesore të cilat edhe janë denoncuar simediq të paguara nga inceneratorët, nga vëllai i kryebashkiakut Erion Veliaj, apo koncesionet e pushtetit