Ish-shefi i MI6, Sir John Sawers, i intervistuar në emisionin “Tonight with Andrew Marr”, shprehu shqetësim për mundësinë e inkursioneve të Rusisë në Shtetet Baltike, duke thënë se kjo mund të jetë një test për Artikullin 5 të NATO-s.
Ai theksoi se, megjithëse ushtria ruse është në një gjendje të dobët për të kryer një pushtim të plotë, Rusia mund të vazhdojë të financojë parti ekstremiste në Evropë për të minuar demokracinë.
Sawers paralajmëroi gjithashtu për sulme të targetuara ndaj kabllove nënujore dhe gazsjellësve për të nervozuaf europianët, duke theksuar se Evropa duhet të jetë e gatshme për të mbrojtur aleatët e saj. Kjo situatë paraqet një pikë kthesë për sigurinë evropiane.