Të munguarit e mëdhenj në panairin e Athinës – REDAKSIONALE

spot_img

.

Pergezojmë Qeverinë Shqiptare me në krye Partinë Socialiste për panairin e madhërishëm të Athinës.

Por si redaksi nuk mund të mos vinim re mungesën e madhe të disa aktoreve kryesore të zhvillimit ekonomik marramendës shqiptar:

Mungonin:

Markat e supermarketeve që u lejojne shqiptarëve që per çdo euro te blejnë gjysmën e ushqimeve;

Distributorët e naftës dhe benzinës që u lejojnë shqiptarëve që një liter ta blejnë dyfish se sa popujt e tjere më të pasur;

Spitalet private qe u lejojnë shqiptarëve qe me te njejtat leke te semuren disa here, me superofertat e tyre madje mund t’i mbash semundjet gjithe jeten.

Prodhuesit dhe importuesit farmaceutike qe u japin shqiptareve barna qe ne vende te tjera nuk do ja jepnin kurre njerezve;

Koncesionaret e rrugeve qe po u japin gomave te makinave te shqiptareve asfalt floriri per te ngrene, me km te tera.

Mungonin dhe oligarket, mungonin dhe bandat, mungonte ne fakt ajka e Rilindjes se Shqiperise.

Nje terheqje veshi dhe mend per panairin e radhes organizatoreve.

Shihemi ne vjeshte!

Latest articles

Related articles