Erion Veliaj sulmon Lulzim Bashën nga burgu

spot_img

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar sërish ditën e sotme nga qelia, pas burgosjes me urdhër të SPAK me akuza për korrupsion e shpërdorim detyre.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj thotë se ai është sulmuar sepse ka punuar për Tiranën. Veliaj shtoi se e refuzon idenë që sipas tij është krijuar në Shqipëri, që kush punon duhet të sulmohet.

Duke marrë si shembull ish-kryebashkiakun Lulzim Basha, që sipas Veliajt nuk ka bërë asgjë për kryeqytetin, ai shtoi se Shqipëria bëhet nga njerëzit e punës dhe jo nga frikacakët e qylaxhinjtë.

Ai as sot nuk i kurseu sulmet ndaj prokurorit të çështjes, për të cilin tha se ka ngritur ndaj tij 2 akuza tragjikomike.

Latest articles

Related articles