Taulanda Jupi
Çështja McGonigal nuk është vetëm një skandal ndërkombëtar, por njëra prej faqeve të shëmtuara të aleancës së errët mes Edi Ramës dhe Sali Berishës. Faktet janë të qarta: Rama e komisionoi McGonigal-in për të hapur çështje kundër Lulzim Bashës në SHBA, ndërsa Berisha e huazoi këtë dosje të fabrikuar nga Rama për të uzurpuar Partinë Demokratike.
Ky është një shembull tipik i lojës së vjetër politike në Shqipëri, ku dy figurat më të korruptuara të tranzicionit korruptojnë funksionarë të huaj për të goditur këdo që sfidon pushtetin e tyre. Rama pagoi për një skenar politik që synonte të eliminonte Bashën nga skena ndërkombëtare, ndërsa Berisha, i etur për pushtet dhe hakmarrje, e përdori këtë skandal si alibi për të rrëmbyer PD-në dhe për ta kthyer atë në një bunker personal.
Në këtë histori nuk ka heronj. Ka vetëm pazare dhe manipulime që e mbajnë Shqipërinë të bllokuar në një rreth vicioz të korrupsionit dhe kapjes së shtetit. Sot, më shumë se kurrë, qytetarët duhet të hapin sytë dhe të refuzojnë këtë teatër të vjetër politik, ku Rama dhe Berisha luajnë si kundërshtarë në publik, por bashkëpunojnë në prapaskenë për të eliminuar çdo alternativë të re.
Është koha për një politikë europiane, të pastër dhe të ndershme, larg këtij cikli të korruptuar që po mban peng vendin për interesa personale dhe okulte.