Përballë ambasadës amerikane, atje ku dikur ka qenë ish ambasada franceze do të hedhë shtat kullë 47 kate. Leja e zhvillimit të kullës u miratua një muaj më parë, në mbledhjen e 28 janarit dhe kompania ndërtuese e saj është Hanxhari Group. Kjo kompani zotërohet nga Adjon Hanxhari, djali i ndërtuesit vlonjat, Fatmir Hanxhari, i cili njihet si pronari i hotelit Vlora Internacional.Kjo në foto është renderi i kullës së lartë, në formën e drejtëkëndëshit dhe me fasadë xhami. Projekti është publkuar nga vetë kryeministri Edi Rama një ditë më parë, në profilin e tij në facebook, përmes një videoje 30 minutëshe, ku tregohej ndryshimi i Tiranës dhe vizioni për kryeqytetin e vitit 2030.
Nga fotoja duket se lartësia e Embassy Tower bën që Ambasador 3 dhe kulla e stadiumit Arena Kombëtare të duken si xhuxha. Ambasador 3 është një kullë 23 katëshe, rreth 82 metër e lartë. Ndërkohë që Embassy Tower e Hanxharit do të jetë të paktën dyfishi i saj.
Ndërtuesi
Hanxhari Group është themeluar në tetor të vitit 2018. Vitin e kaluar kompania regjistroi një xhiro totale prej 2.35 milionë euro dhe fitim neto prej 110 mijë eurosh. Sipas bilancit zyrtar, vlera e aseteve të kompanisë është 11.9 milionë euro. Por nga këto rreth 11.7 milionë janë detyrime, ndërsa kapitali i vet kompanisë është vetëm 230 mijë euro/Kapital
