Gjergji Nika është një bankier dhe menaxher biznesi me një karrierë të pasur në sektorin financiar. Ai ka një përvojë të gjerë në menaxhimin e investimeve për bankën “Intesa San Paolo” dhe zhvillimin e strategjive të suksesshme të super-marketeve. Përveç kësaj, Nika ka shërbyer si anëtar i Këshillit Bashkiak të Vlorës, ku ka propozuar projekte për uljen e taksave për bizneset në Vlorë.
Si një drejtues aktiv i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, ai është i angazhuar për reformimin e qeverisjes vendore dhe qëndrore me synimin për të përmirësuar jetën e qytetarëve.
Nika dëshiron të rrisë transparencën dhe efikasitetin e qeverisjes, duke përfshirë rishikimin e paketës fiskale dhe menaxhimin e burimeve njerëzore, si dhe pasurisë së përbashkët në dobi të qytetarëve.
Ai është i njohur për fjalimet e tij të drejtpërdrejta dhe mbështetje të fortë për të drejtat e qytetarëve. Nika beson se një qeverisje e fortë dhe e përfshirë është e domosdoshme për zhvillimin e qytetit dhe për përmbushjen e pritshmërive të qytetarëve.
24/7 në dobi të qytetarëve
Mund ta kontaktoni në telefon dhe WhatsApp në
numrin +355 69 699 88 65.
Ju garantoj se në çdo çast do të jem i gatshëm t’ju përgjigjem, të jem zëri juaj dhe problemet e shqetësimet tuaja t’i bëj të dëgjohen.
Sepse NE besojmë se shqiptarët e Shqipëria meritojnë më shumë!