Ambasadori i BE, Gonzato: Mbështes nismën e SPAK për monitorimin e zgjedhjeve të 11 majit

spot_img

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka shprehur mbështetje për krijimin e një task-force nga SPAK për monitorimin e zgjedhjeve të 11 majit, duke e cilësuar këtë hap si një iniciativë pozitive për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ai theksoi se problemi i blerjes së votës dhe presionit ndaj votuesve vazhdon të mbetet një shqetësim në Shqipëri dhe shprehu miratimin për koordinimin e përpjekjeve mes institucioneve kryesore si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Prokuroria e Përgjithshme, SPAK dhe Policia e Shtetit për të parandaluar krimet zgjedhore dhe për të rritur besimin në procesin zgjedhor.
Gonzato gjithashtu theksoi rëndësinë e trajtimit të keqpërdorimit të burimeve administrative, një problem që kërkon më shumë vëmendje për të siguruar kushte të barabarta për të gjithë kandidatët dhe partitë politike. Këto deklarata u bënë në një tryezë të përbashkët për krimet zgjedhore me përfshirjen e institucioneve dhe aktorëve të ndryshëm politikë dhe të shoqërisë civile.

Latest articles

Related articles