Abuzuan me tendera dhe falsikifikim vulash, 4 efektivë policie në pranga

spot_img

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka caktuar masat e sigurisë katër punonjësit e policisë.

Sipas njoftimit të policisë ndaj shtetasit Haxhi Balla, i cili ka qenë Shef i Sektorit Ekonomik në DVP Tiranë dhe është larguar me dëshirë nga detyra e tij ka marrë masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe është nën akuzat për veprat penale “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike” në bashkëpunim dhe “Falsifikim i vulave, stampave e formularëve”.

Gjithashtu, për shtetasin Eni Tila (Xhaferi), detyra e të cilit ka qenë Specialist i Sektorit të Kontabilitetit në DVP Tiranë është marrë masa e sigurisë “Pezullim i ushtrimit të detyrës” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, ndërsa është nën akuzën e veprës penale “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike” në bashkëpunim.

Sakaq, për personin me iniciale Jaho Caushaj i cili me detyrë Specialist i Sektorit Ekonomik në DVP Tiranë, është marrë masa e sigurisë “Pezullim i ushtrimit të detyrës” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, teksa është nën akzuën e veprave penale “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike” në bashkëpunim dhe “Falsifikim i vulave, stampave e formularëve”, gjithashtu dhe për shtetasin Isalm Shehi me detyrë në Sektorin Ekonomik në DVP Tiranë është marrë masa e sigurisë “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, nën akuzën “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike”.

Latest articles

Related articles