Pas organizimit të dy takimeve urgjente këtë javë në Paris me vendet e BE-së dhe vendet anëtare të NATO-s për të krijuar një përgjigje të bashkuar ndaj afrimit midis Moskës dhe SHBA-së që zhvilluan bisedime në Riad për Ukrainën pa përfaqësues të Evropës prezentë, duket se Evropa më në fund po zë një vend në tryezën e bisedimeve.
Vetëm pas takimit të dytë urgjent, të mbajtur në Paris – kryesisht përmes me videokonferencë- me 19 krerë shtetesh të mërkurën në mbrëmje, këshilltari i sigurisë kombëtare i presidentit amerikan Donald Trump, Mike Waltz njoftoi se presidentin i Francës Macron dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer janë të ftuar në Shtëpinë e Bardhë në fillim të javës së ardhshme për të diskutuar mbi luftën në Ukrainë.
Pasi zyrtarët rusë dhe amerikanë u takuan në Arabinë Saudite këtë javë, frika kryesore është bërë se Trump mund të arrijë një marrëveshje me Moskën që do të funksiononte kundër interesave të sigurisë si të Ukrainës ashtu edhe të BE-së.
Tensionet janë përshkallëzuar mes SHBA-së dhe Ukrainës që nga shpallja e atij takimi, i cili përjashtoi Kievin.
Të mërkurën, Trump e quajti presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy “diktator”, duke shtuar se lideri ukrainas “më mirë të veprojë shpejt përndryshme nuk do t’i mbetet asnjë vend për negociata”.
Por përveç një konsensusi për Rusinë që paraqet një kërcënim të rrezikshëm të sigurisë për Evropën, blloku është thellësisht i ndarë se si të përgjigjet, veçanërisht kur bëhet fjalë për dërgimin ose jo të trupave paqeruajtëse në Ukrainë.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer ka përsëritur se ai do të konsideronte vendosjen e trupave në Ukrainë.
Por kancelari gjerman Olaf Scholz pohoi të hënën pas samitit të parë të Parisit se çështja e trupave të huaja ishte “shumë e papërshtatshme” përpara se të vendosej një plan paqeje.
Për të mbajtur presionin mbi Kremlinin, ambasadorët e bllokut 27 miratuan të mërkurën paketën e 16-të të sanksioneve kundër Rusisë.
Macron gjithashtu postoi në llogarinë e tij X se vendimet në lidhje me sigurinë evropiane do të merren në ditët dhe javët në vijim, duke shkruar se blloku është “i bindur për nevojën për të rritur shpenzimet dhe aftësitë e mbrojtjes dhe sigurisë së Evropës”.
Trump u takua me Macron në Paris në fillim të dhjetorit, para inaugurimit të tij si President i SHBA, gjatë një takimi trepalësh në Pallatin Elysee me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.