Gazetarja Klodiana Lala, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për dosjen Veliaj dhe linçimin e prokurorit Ols Dado nga kryebashkiaku.
“Veliaj pretendon se është linçuar dhe jemi marrë me të brendshmet e gruas së tij, kjo nuk është e vërtetë, ne kemi folur për dyshime për një skemë korrupsioni, që Veliaj ka firmosur tendera dhe leje ndërtimi për biznesmenët dhe ata kanë kaluar para ose favore nëpërmjet kompanive të Ajola Xoxës.
Zoti Veliaj, duke mos patur asnjë argument me sa kuptoj, e vetmja alternativë që i ka mbetur është të kërcënojë dhe hedhë akuza ndaj prokurorit të çështjes, njërit prej tyre, sepse me Dumanin nuk e ka bërë. Kjo është strategjia më e gabuar. Të gjithë ata që janë para drejtësisë dhe janë të dëshpëruar, nuk kanë argument për t’u mbrojtur, linçojnë gjyqtarët dhe prokurorët.
Prokuroria po ndjek strategji interesante. Ftoi biznesmenin Gentian Sula dhe Valbona Xoxën, vjehrrën e Veliaj, por nuk dhanë shpjegime. Prokurorët për të provuar nëse njiheshin, bënë një veprim hetimor, i vunë përballë njëri tjetrit. Prokurorët po ndjekin strategji. Pra ata hynë 4-5 minuta në diferencë nga njëri tjetri. Komunikova me mbrojtësit ligjore dhe pranuan se nuk ka patur marrje në pyetje. Prokuroria po shkon përtej” – tha ndër të tjera Lala.