Dumani: Grabitëm mbi 500 mijë euro në shtëpinë e dhëndrit të Agron Dukës

spot_img

Nuredin Dumani gjatë seancës në Gjykatën e Posaçme ka dëshmuar se në banesën e dhëndrit të Agron Dukës ka vjedhur një shumë prej mbi 500 mijë euro. Ai ka thënë që vjedhjen e ka bërë e makinën e tij.

“Po në Shijak dhe në Vilbashtovë. Shtëpia ishte e dhëndrit të Agron Dukës sipas Dorian Shkozës dhe kishte mbi 500 mijë euro aty. Grabitja është bërë me makinën time tip ML. I kam heq targat dhe pjesë që të mos dukej se është e imja”, tha ai.

I penduari i drejtësisë, Dumani ka pasur edhe një përplasje me bashkëpunëtorin e tij Gentian Sharra.

“Më plasi shpirti o të keqen vëllai, duke dëgjuar fjalët e tij, duke ndryshuar fjalët javë për javë”., i është drejtuar Dumani, Sharrës në GJKKO.

Latest articles

Related articles