Dosja për tenderat – Deputeti Ndreca futet në Gjykatën e Posaçme

spot_img

Deputeti i PS-së, Plarent Ndreca mesditën e sotme shkoi në Gjykatën e Posaçme për seancën paraprake ku së bashku me disa ish-zyrtarë të tjerë, akuzohet për shkelje ligjore në tenderin për rikonstruksionin e katër komisariateve gjatë kohës kur ai shërbente si sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme.

Në seancën e ardhshme paraprake pritet të vendoset nëse çështja do të kalojë për gjykim apo do të rikthehet për plotësim të mëtejshëm të hetimeve.

Sipas hetimeve të SPAK, dyshohet se janë kryer ndryshime të paligjshme në fondin e tenderit, duke favorizuar kompaninë fituese dhe biznesmenin Gjon Radovani.

Kallëzimi fillestar është bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili evidentoi mospërputhje dhe devijime ligjore në procedurat e prokurimit për rikonstruksionin e komisariateve në Vlorë, Mirditë, Pogradec dhe Komisariatin nr. 4 në Tiranë.

Latest articles

Related articles