Endri Shabani: Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi kanë marrë para nga SOROS, me shoqatën “Perla”

spot_img

Endri Shabani i Nismës Thurje ka sqaruar në A2 CNN lajmet e shpërndara ditët e fundit në internet se ai dhe Adriatik Lapaj financohen nga Soros. Në Ditarin me Erion Dushin në A2 CNN Shabani akzuoi ish-kryeministrin Sali Berisha se ai është njeriu më i financuar prej Soros, përmes vajzës dhe dhëndrit të tij. Ai thotë se emrin e filantropit e ka dëgjuar për herë të parë nga kreu demokrat gjatë përurimit të një shkolle kur ishte ende fëmijë.

“Video është e vitit 2014 ku ne kemi thirrur median për të promovuar një projekt që ka qytetarë që nuk kanë para për avokat dhe fondacioni “Shoqëria e hapur” paguante avokatin për ata qytetarë që nuk kishin para. Këta duan të krijojnë bindjen që këta janë si ne, por po të ishte se bashkëpunimi ime Soros do ishte një lloj varësie, njeriu më i financuar nga Soros ka qenë Sali Ramë Berisha. Berisha e ka sjellë Soros në Shqipëri kam qenë në fillore tek “Ali Demi” në 1996 u restaurua shkolla me fondet e Soros dhe erdhi Berisha për ta promovuar. Aty kam dëgjuar për herë të parë Soros dhe tha ky filantrop i madh. Ai e prezantoi, pastaj vajza e tij Argita dhe dhëndri Jamarbër kanë pasur një shoqatë “Perla”, kanë marrë lekë janë zhdëp me projekte të marrësh lekë nga sorosi nuk është pengesë të flasësh kundër Sorosit”.

Sipas Shabanit, këto janë përpjekje të Berishës pasi nuk kanë çfarë të thonë tjetër për dy partitë e reja.

“Këto janë përpjekje të Berishës. Kur dikë e shajnë ose akuzojnë se është agjent i Soros, i Trump do të thotë se nuk i kanë gjet asgjë. Berishën nuk ke pse i përmend lekët nga Soros, mjafton t’i përmendësh njerëzit që ka vrarë në bulevard dhe Gërdecin, e kupton arsyen pse nuk duhet të jetë në pushtet, por ne nuk kemi qenë në pushtet, nuk kemi vrarë e vjedhur njeri dhe sajojnë këto”.

Latest articles

Related articles