Lita: Aspak normale protesta e bashkisë Tiranë në SPAK, antimiting i PS

spot_img

Përmes një intervistë në Ora News, gazetari Lavdrim Lita tha se “nuk është normale që të kemi protesta nga punonjësit e bashkisë së Tiranës në orar pune”.

Lita: Nuk është normale që të kemi protesta nga punonjësit e bashkisë së Tiranës në orar pune, kohë që i duhet përkushtuar qytetarëve dhe të turren në kangjellat e SPAK-ut për të liruar Erion Veliajn. Ky antimitingj i PS-së dhe drejtorëve të bashkisë së Tiranës ishte një klimë agresioni ndaj gjykatës dhe SPAK-ut.


Brenda tubimit kishte oficerë të policisë kriminale, megjithëse se SPAK kërkoi edhe punonjës policie me formë, por kjo nuk ndodhi edhe pse policia tha se ishin marrë masa për tubimin. Kur institucionet i lënë gjërat në lënie të lirë, nuk është gjë e mirë sepse skenarët ogurzi ndodhin natën dhe u krijua një klimë frike e tensioni.

Latest articles

Related articles