Basha denoncon: Rama shpenzoi 5 milion € për kopsht në Kryeministri, familjet e pensionistët pa lekë për ilaçe

spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka ngritur shqetësimin se 50% e shqiptarëve rrezikojnë varfërinë, ndërsa qeveria shpërdoron fonde publike.

Me anë të një postimi më facebook, ai shprehet se kryeministri i vendit më të varfër në Europë shpenzon 5 milionë euro për kopshtin e tij privat. Sipas tij, këto janë prioritetet e gabuara të një qeverie që punon vetëm për veten dhe yzmeqarët e saj të biznesit dhe politikës.

Basha më tej thotë se oferta e Demokratëve Euroatlantikë, reflekton problemet e të gjitha shtresave shoqërore dhe u jep frymëmarrje sipërmarrësve, ul taksat, tërheq investime të huaja dhe krijon më shumë mirëqenie për familjet shqiptare.

Postimi i plotë i Bashës:

🆘 50% e shqiptarëve në rrezik varfërie 🆘

Gjysma e popullsisë shqiptare lufton çdo ditë për mbijetesë. Mijëra familje nuk kanë para për ushqime, ngrohje apo ilaçe, ndërsa çmimet rriten dhe ndihma mungon.

Por ndërkohë, kryeministri i vendit më të varfër në Europë shpenzon 5 milionë euro për kopshtin e tij privat.

Këto janë prioritetet e gabuara të një qeverie të shkëputur nga problemet e shqiptarëve, e cila punon vetëm për veten dhe yzmeqarët e saj të biznesit dhe politikës.

Shqipëria meriton më shumë, prandaj 11 maji 🗳 është dita për të dëshmuar me votë se shqiptarët nuk janë dele në vathën private të Edi Ramës, që përdor taksat, pronat dhe burimet e jashtëzakoshme të vendit në funksion të pushtetit të tij.

Në këto zgjedhje, ne vijmë te ju me ofertën më të mirë programore, e cila reflekton problemet e të gjitha shtresave shoqërore dhe u jep përgjigje sfidave me të cilat përballeni çdo ditë.

Programi i Demokratëve Euroatlantikë i jep frymëmarrje sipërmarrësve, ul taksat, tërheq investime të huaja dhe krijon më shumë mirëqenie për familjet shqiptare. Me uljen e barrës tatimore sipërmarrësit mund të investojnë më shumë, duke krijuar mundësi të jashtëzakonshme punësimi, paga më të mira, konsum më të lartë, subvencionim të drejtëpërdrejtë familjeve të reja dhe mbështetjen e merituar atyre në nevojë.

Shqipëria do të bëhet një vend më i mirë, me më shumë mundësi dhe mirëqenie për të gjithë, vetëm kur qytetarët të votojnë me vetëdije, duke u fokusuar te programet dhe politikat që mbrojnë interesat e tyre dhe jo duke i dhënë besimin e verbër një pushteti, që kishte çdo gjë në dorë për 12 vite, dhe u kujdes për të kultivuar kopshtin e vogël të interesave korruptive, që ka lënë në harresë shumicën dërrmuese të familjeve shqiptare.

Shqipëria meriton më shumë🇦🇱

Latest articles

Related articles