E mesmja e artë e marrëdhënieve Kurti -Grenell! Analiza

spot_img

Nga Hana Fehmiu

Te deklarata e Profesorit Serwer se, këshilltari i lartë i SHBA Grenell me patjetër po e kërkon largimin e Kurtit nga pushteti duhet parë paksa më thellë, përtej deklaratave të konsumit ditor.

E para – administratat edhe të të njëjtës qeveri, jo patjetër i vijojnë programet e njëjtë me metodat e njëjta, dhe kjo jep njëfarë hapësire që në pikënisje të ri-rreshtimit dhe rivendosjes së raporteve; E dyta – duhet përsëritur përditë si një mantra se : Donald Trump flet me pragmatizmin e afarizmit, ndërkaq, personeli teknologjik do të vijojë me vlerësimin e llogaritjeve, e zëdhënësit dhe emisarët janë detyrimisht që gjejnë vetën e tyre të obliguar ti përcjellin udhërrëfyesit ( guidelines ) administrativ, pikërisht ashtu sikurse dhe vetë Serwer me saktësi deklaron, si dhe 3. E treta – nga të dyja palët kërkohet së paku një minimum diplomacie ngase dhe në tavolinat afariste ashtu sikurse në ato politike, gjithmonë mbetet konstante nevoja për gjetjen e një gjuhe të përbashkët dhe ajo që tek italianët do të quheshte ‘via di mezzo’, një e mesme.

Në përfundim duhet kujdes, durim, analiza dhe matje në vijimësi për secilin hap të radhës që duhet bërë si njëra palë ashtu edhe tjetra.

Miqësia shqiptaro – amerikane nuk njeh emra të përvetshëm sepse është solidifikim më vete i llojit specifik dhe ska as emër e as pozitë nga asnjena palë që do të mund ta rëndonte këtë. Në marrëdhëniet bilaterale, madje dhe mes shtetesh jo në marrëdhënie të mira apo të ngrira, e që kurrënjëherë ska qenë rast mes Amerike dhe Kosove, sështë dhe asnjëherë nuk do të jetë; nganjëherë mund të thuhet ( me lexim krejt natyrshëm e midis rreshtash e me intonacione paksa me humor të relaksuar e më pak formalë, bie fjala ) edhe se : secili shqiptar e gjenë amerikanin e vet, dhe secili amerikan e ka shqiptarin e tij. Kjo assesi sështë për tu lexuar me konotacione apo në ndonjë kontekst negativ. Përkundrazi.

Dhe këtu mund të parashtrohet pyetja : A nuk është edhe vetë jeta e përditshme tek njerëzit që po e jetojnë bashkëkohën njëfarë lloji kontrate interesi dyplësh, duke filluar që nga marrëdhëniet ndërnjerëzore ashtu edhe deri tek zhvillimet e ndërlikuar të marrëdhënieve të dy apo më shumëanshme, në raporte midis vendesh, e shtetesh, diplomatësh, e kështu me radhë. Të dyja palët, teksa po konsolidojnë secila punët e brendshme të vendeve të tyre respektivë, me ardhje në qeverisje dhe administratat e tyre të reja, do të gjejnë patjetër paksa kohë për kërkimin e qasjeve dhe mënyrave inovative për të vijuar me : debatime, diskutime, dialogime dhe konkretizime diskursesh me shpresë konstruktivë, e në të mirën reciproke.

E bukura është se janë dy momente, rishtas të vendosura në pah, të administratës së re Trump, që ilustrojnë pasqyrim të menjëhershëm dhe tejet identik me ca elementë në ngjajshmëri me linjat e veprimit të Qeverisë Kurti, e ato janë bashkëdyzim kuriozitetesh të palëve që këto tashmë janë të ngërthyera në politikat e tyre ditore dhe ato me afate në shtigje më të gjata programore, sa i përket së pari atyre disa fjalëve që edhe popujt i përqafojnë si formula bashkëveorimi, e që janë parimi i : 1. Reciprocitetit, dhe dy 2. Fondi Sovran, ku kjo e fundit para pak ditësh hyni në fuqi të dekretuar nga Presidenti Trump, ndërsa, në administratën Kurti, tashmë ekziston si linjë ideore, qe sa e sa vite më parë të ardhjes së qeverisjes së LV! në pozitat vendimmarrëse dhe në ato ekzekutive.

Sigurisht në periudhat në vijim do të shfaqen edhe të tjerë tipare që lëkunden në frekuenca ekuivalente të dy qeverive, dhe kjo mbetet të shikohet e gjithsesi të shpresohet. Nëse fillohet nga cilësitë dhe karakteristikat që përbashkojnë të dyja palët përnga mënyrat dhe metodat e mendimit dhe veprimit, duke mbajtur pak baraslargim për kontrast e duke u distancuar nga ato që përbëjnë dallimin mes dyja palëve, kur të gjindet gjuha e përbashkët, raporti mund edhe të evoluojë në marrëdhënie befasisht konstruktive dhe të frytshme për të dyja palët në fjalë : si për administratën Trump ashtu edhe për Qeverinë në ardhje Kurti III – Në cilëndo formë, ai që do të bëjë fuqinë do të jetë pikërisht bashkimi mes idesh e raportesh midis palësh.

Suksese krejtve ! [ WHERE THERES A WILL, THERE`S A WAY ! ]

Latest articles

Related articles