Si u fshehën vëllezërit me pushtet Qefalia pas kompanisë që ndërroi tre herë emrat për të marrë tendera

spot_img

Shoqëria Dajti Park 2007 shpk, e familjes Qefalia ka përfituar 32.3 miliardë lekë transaksione thesari për përiudhën 2013 – 2025. Të ndalemi pak te historiku interesant i kësaj shoqërie, hapja e së cilës daton në vitin 1999 kohë në të cilën emri i subjektit ishte Qefalia shpk. dhe përfaqësuesi ligjor ishte Kujtim Qefalia. Në vitin 2004 emri i kompanisë ndryshoi nga Qefalia në Vllaznia. Në vitin 2007 , kohë në të cilën do të niste angazhimin politik në krye të komunës Dajt Kujtim Qefalia largohet si ortak i vetëm dhe administrator i shoqerisë dhe bëhet kalimi i 100% i kuotave të shoqërisë në emër të z. Ylber Osman Kalaja.

Ndonëse në fillim objekti i veprimtarisë ishte “Tregeti me shumice e pakice, import-eksport te artikujve te ndryshem” ai ndryshoi duke u pasuruar në kohën kur Qefaliaj ishtë në krye të komunës Dajt në “Tregti artikujve te ndryshem ushqimore,
industriale, bar, bufe, ndertime civile, etj Restorant, hoteleri, sherbime katering, perpunim, prodhim, tregtim i lendes se pare ushqimore dhe shperndarjes se saj”.

Vlera e kapitalit të kësaj kompanie në vitin 2012 ishte “130.000.000,00 lekë. Në vitin 2014 VLLAZNIA sh.p.k, ORTAKU sh.p.k dhe D E S A R T sh.p.k, date 10.12.2014 nënshkruan një marrëveshje të përbashkët përthithjeje. Në vitin 2016 shoqëria ndryshon emër për hërë të tretë duke u quajtur Dajti Park 2007. Edhe kjo e ka një arsye. Në vitin 2016 i besuari i vëllezërve Qefalia për të drejtuar biznesin e tyre Ylber Kalaja vendos të jap dorëheqjen nga administrimi i kompanisë. Arsyeja, hetimi ndaj tij dhe kompanisë që kishte drejtuar për korrupsion me tenderat e ushqimeve në burgje.

Ky është momenti , kur zbulohet haptazi se kompania ku drejtonte vetëm si sekser, i përkiste vëllezëve Qefalia . Administrimin e kompanisë në momentet më të vështira të saj, teksa administratori „de jure“po përballej me drejtësinë e merr Lulzim Qefalia, i vëllai i ish kryetarit të komunës Dajt Kujtim Qefalia dhe deputetit aktual të Partisë Socialiste Xhemal Qefalia.

Në vitin 2018 kur do të përballej me dënimin e Gjykatës së Apelit 2.6 vjet burg, me akuzën se ka korruptuar zyrtarë të lartë të Drejtorisë së Burgjeve në këmbim të fitimit të tenderave të ushqimeve, Ylber Kalaja vendos dhurimin e 100% të kuotave të zotëruara nga ai, 50% tek i biri z.Desart Kalaja dhe gjysmën tjetër te Lulzim QEFALIA, duke faktuar kështu se gjatë gjithë viteve të aktivitetit të saj kjo kompani “de fakto” është poseduar nga vëllezërit Qefalia.

Pra nga viti 2020 deri në shtator 2025 administrator i kompanisë do të jetë vëllai i deputetit dhe ish- kryetarit të komunës Dajt, Lulzim Qefalia. Kompania ndonëse me rekorde korruptive vazhdoi aktivitetin duke fituar tendera vit pas viti, kryesisht në Bashkinë Tiranë, ku së fundmi ka fituar tenderin me objekt “Loti V “Blerje fruta dhe zarzavate”, për kopshtet dhe cerdhet e Tiranës me vlerë kontrate 745 milionë lekë.

Kjo kompani ka përfituar dhe nga tenderat e rindërtimit në Manzë , Vorë dhe Shijak. Nga të dhënat e Open Data Albania, viti 2023 është viti me xhiron më të lartë të kësaj shoqërie, plot 9 miliardë lekë nga të cilat 554 milionë lekë vetëm fitim. Vit me “bereqet” ka qënë edhe viti 2013, në të cilin pavarësisht se ka deklaruar 3.3 miliardë lekë xhiro vjetore, fitimi i kësaj shoqërie ka qënë 661 milionë lekë.

Latest articles

Related articles