Qeveria Rama dyshohet se favorizoi kompani iraniane të sanksionuara

spot_img

Gazetari i njohur investigativ Habjon Hasani përmes një hulumtimi ka nxjerrë në pah lidhje të dyshimta të nr.2 të qeverisë Rama, znj. Belinda Balluku, me kompani që favorizojnë kompani të lidhura me interesa në shtetin e Turqisë dhe Iranit.

Gazetari Hasani dokumenton se, dy Anije të Gjenerimit Termik (AGT) nga Bangladeshi, që presupozoheshin të prodhonin energji elektrike janë bërë me një procedurë të dyshimtë. Dyshimet lidhen me blerjen e karburantit.

Sipas Hasanit, “Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) bëri porosi në tregun ndërkombëtar për sigurimin e sasisë së parë të karburantit prej afro 21 mijë ton. Kjo sasi karburanti me vlerë 11 milionë dollarë mbërriti në Shqipëri në fillim të muajit Nëntor 2024”

Burimi Hashtag.al

Sipas medies kompania që ka siguruar sasinë quhet “EMAD Energy S.A”, rezulton e regjistruar në Zvicër dhe sasinë prej 20 mijë ton karburant e ka sjellë nga Algjeria. Sipas hulumtimit kjo kompani ka sjellë në Shqipëri të tjera sasi karburanti nga Algjeria në vitin 2021 dhe këtë biznes e ka bërë në bashkëpunim me një grup turk të quajtur ASB Group, që është sanksionuar zyrtarisht nga SHBA-të vitin e fundit.

E-mail-et e siguruara nga Iran-Leaks, sugjerojnë se në vitin 2021, administrator i kompanisë “EMAD Group SA”, komunikonte me një nga menaxherët e grupit turk ASB, për të sjellë në Shqipëri rreth 3400 ton karburant, ku çmimi përcaktohej nga “Sonatrach”, që nuk është gjë tjetër veçse kompania shtetërore e naftës në Algjeri.

Por konsultimi i dokumenteve të Iranian-Leaks, i çon shumë më thellë rrënjët e grupit turk ASB në Shqipëri, shkruan Hasani.

Rezulton se grupi i sanksionuar turk ASB, në vitin 2020 ka realizuar një operacion të shitjes së naftës iraniane në vlerën e 36 milionë dollarëve, duke përdorur si bazë Shqipërinë. Në Shqipëri është e regjistruar një kompani me pronarë turq e quajtur “MAC General Trading shpk”.Nga të dhënat e Iran-Leaks rezulton se përfaqësuesi i kësaj kompanie i quajtur Murat Halli, komunikonte me e-mail me përfaqësuesin e ASB Group në Turqit të quajtur Kazim Oztaz për tregtimin nëpërmjet Shqipërisë të një sasie karburanti me vlerë 36 milionë euro.Shtetasi Kazim Oztaz u dënua tre vite më vonë nga një gjykatë amerikane, për thyerje të embargos së naftës dhe u sanksionua.

E-mailt e Iran Leaks kanë zbuluar se fatura tatimore (lexoje faturën) e kompanisë shqiptare MAC General Trading shpk është realizuar me një filial të ASB Group, por një kontratë konfidenciale e zbuluar nga paketa e e-mail-eve sugjeron se në fakt kompania shqiptare e ka blerë naftën drejtpërdrejt në Iran në sajë të një marrëveshje direkte me kompaninë iraniane “Madolia Group”. (Lexo kontratën konfidenciale)
Tregues ky se në vitin 2020 Shqipëria ka qenë bazë e operacioneve për kontrabandimin e naftës iraniane dhe shmangies së embargos dhe sanksioneve të vendosura.

 
HULUMTIMI I PLOTË:

Latest articles

Related articles