Bojkotimi i supërmarketeve nuk ka as kuptim as vlerë

spot_img

nga Prof. Ermal Hasimja


Situata 1: Tregu është i lirë dhe pronarët vendosin çmime të larta. Çmimet i vendos ofertë/kërkesa dhe konkurrenca. Çmimet nuk ulen me bojkot e as me ligj. Venezuela socialiste provoi të ulte çmimet dhe njerëzit nuk gjenin më as letër higjinenike në supermarkete, sepse sipërmarrësit nuk punojnë me humbje, sado i inatosur të jesh ti. Nëse duhet protestë, ajo duhet kundër faktorëve të tjerë që rrisin koston e prodhimit dhe tregtimit dhe që varen drejtpërdrejt nga politikat shtetërore (si dhe gjobat e korrupsioni). Për shembull duhet protestë kundër vendimit të shtetit për të rritur rrogat e veta përtej kufinjve të logjikës ekonomike të vendit, protestë për të reduktuar administratën parazite që mbahet me taksat e sipërmarrjes, protestë kundër incineratorëve e korrupsionit, protestë kundër gjobave ndaj biznesit që natyrisht rrisin kostot e tij, etj, etj.


Situata 2: Tregu është në gjendje monopoli ose oligopoli të koordinuar. Prapë, problemi nuk është te sipërmarrësi. Çdo sipërmarrës nuk do t’i thoshte jo tundimit të monopolizimit. Është e drejta e tij. Sa prej jush kanë protestuar kur shteti ka ndërtuar një rrugë afër shtëpisë suaj në vend që ta ndërtonte në ndonjë fshat ku njerëzit rraskapiten për të dalë deri në rrugë kryesore?! Eshtë detyra e shtetit të luftojë monopolet duke hapur tregun për të gjithë. Pas çdo situate monopoli fshihet gjithmonë dora preferenciale e klienteliste e shtetit. Pra problemi në thelb është shteti, jo sipërmarrësi. Nuk ka kuptim të protestosh kundër sipërmarrjes kur fajin e ka shteti. Kulmi i kësaj kur ti i kërkon shtetit (që është burimi i problemit) që të kontrollojë çmimet. E mbani mend protestën për krijimin e bordit për çmimet e naftës? A zgjidhi gjë?
Zakonisht këto probleme zgjidhen me votë, jo me luftë kundër “kulakëve”.

Latest articles

Related articles