Tirana është qarku që në 11 maj do të përcaktojë 37 deputetët e Parlamentit të ri, ndërsa shihet si hambari i votave jo vetëm nga socialistët dhe demokratët, dy partitë që kanë dominuar skenën politike në 34 vite, por edhe nga partitë e reja që garojnë për herë të parë në zgjedhje parlamentare.
Nga ajo që flitet në këtë parti është se lista e mbyllur e Tiranës, pra 12 emrat e parë të listës, pothuajse janë të përcaktuar.
Kështu deri më tani, PD ka si aleat të sigurtë PL-në e Ilir Metës, emri i të cilit do të jetë pjesë e listës së sigurtë të Tiranës. Pra duke zbritur dy deputetë të PL-së, PD i mbeten 10 emra në atë që konsiderohet si lista e mbyllur.
Referuar burimeve nga PD listën e sigurtë e synojnë:
- Sali Berisha
- Ilir Meta
- Flamur Noka
- Tedi Blushi
- Belind Këlliçi
- Albana Vokshi
- Dhurata Çupi
- Klevis Balliu
- Artan Hoxha / Fatmir Mediu
- Ilda Zhulali/Edith Harxhi
- Lisandër Hoxha/Arben Ristani
- Jorida Tabaku / Adriana Kalaja