Licencoi karburantin pa leje, SPAK kërkon 1 vit burg për kreun e bashkisë Devoll

spot_img


Struktura e Posaçme Antikorrupsion i ka kërkuar gjykatës dënimin me 1 vit burg të kryebashkiakut të Devollit, Eduart Duro, nën akuzë për shpërdorim detyre.

Sipas SPAK, Duro duhet të fajësohet për “shpërdorim detyre”. Duro, i cili u hetua e gjykua pa masë sigurie nuk rrezikon qelinë, pasi përfundimisht SPAK kërkoi konvertimin e dënimit në 3 vite shërbim prove. Ndërkohë që ndaj tij prokuroria kërkoi dhe 5 vjet heqje të të drejtës për të ushtruar funksione.

Të njëjtin dënim prokurori Dritan Prençi kërkoi edhe për 4 zyrtarët e tjerë të pandehur, Astrit Seferkolli, Gazment Haxhia, Gazment Mali dhe Vosjava Bregu.

Eduard Duro akuzohet për licencimin e një pike karburanti në Bilisht, që ishte ndërtim pa leje

Latest articles

Related articles