JAVA E MARTESËS, Lançohet tema e 2025 “Dashuria që zgjat”

spot_img

Java e Martesës, një festë vjetore e dedikuar promovimit të insƟtucionit të martesës, njofton
lançimin e fushatës së saj për vitin 2025, me temën e fuqishme “Dashuria që zgjat.” Misioni i
këtij viti është të flasim për dëshirën thelbësore të të gjithëve – të gjejmë dashurinë e
vërtetë – dhe të adresojmë mënyrat se si mund ta ndihmojmë atë dashuri të zgjasë. Drejtor
Kombëtar Ned Spiecker flet për trendin kulturor: “Ndërsa shumica e Shqiptarëve dëshirojnë
të martohen, mbetet një shqetësim nëse marrëdhënia do të qëndrojë edhe në pasiguritë e
jetës. Tema jonë për 2025 zbulon perspektiva të rëndësishme në lidhje me mënyrën se si
dhe pse martesa si institucion qëndron fort.”
Java e Martesës zhvillohet çdo vit nga 7 Shkurt deri më 14 Shkurt dhe përputhet me javën
që i paraprin ditës së Shën Valentinit, duke e bërë këtë periudhë një kohë perfekte për të
festuar gëzimet dhe virtytet që sjell martesa në jetët tona. HulumƟmet tregojnë vazhdimisht
se çiftet e martuara gëzojnë shëndet më të mirë, stabilitet financiar dhe lumturi personale
më të madhe. Për më tepër, martesa krijon ambientin më të mirë për rritjen e fëmijëve,
duke u ofruar atyre një mundësi më të mirë për të patur sukses në jetë.
Mesazhi ynë për të gjithë Shqiptarët është “Betimet martesore nuk janë krijuar për të qenë
vetëm një shpallje dashurie e momenti. Në fakt, ato janë një premtom për dashurinë në të
ardhmën gjithashtu. (Derisa vdekja të na ndajë!) Le të vlerësojmë martesat në vendin tonë
duke investuar në to dhe duke treguar brezin e ri për vlerën dhe natyrën e qëndrueshme të
martesës.”
Bashkohuni me Javën e Martesës për të ndihmuar çdo çift të kërkojë dhe të gjejë një
“dashuri që zgjat” dhe së bashku të kemi një ndikim pozitiv në shoqërinë shqiptare. Për më
shumë informacion dhe për kërkesa për intervista, ju lutem kontaktoni Ned Spiecker tek
[email protected] ose tek 0692066899.
Rreth lëvizjës “Java e Martesës”:
Java Ndërkombëtare e Martesës filloi në Mbretërinë e Bashkuar në 1996 dhe u nis si lëvizje
bazë në Shqipëri në 2012. Sivjet Java e Martesës do të festohet në rreth 30 vende të botës.

Latest articles

Related articles