Kryeministri Edi Rama ka angazhuar të gjithë qeverinë për të mbledhur vota. Edhe pse qeveri nuk do të thotë Parti Socialiste, tek ne nuk ka asnjë dallim mes Këshillit të Ministrave dhe partisë në pushtet.
Teksa duhet të jenë deputetët ata që duhet të angazhohen në fushatë, duket se Rama po bën të kundërtën, duke i dubluar deputetët me besnikët e tij në qeveri. Për më tepër që një pjesë shumë e madhe e tyre janë anonimë dhe nuk janë fare anëtarë të Partisë Socialiste.
Kushdo mund të thotë se ku është problemi? Problemi është se së pari thuajse të gjithë ministrat përdorin postin për qëllim elektoral. Pra që falë forcës së tyre mund të sigurojnë investime apo punësime në zonat që mbulojnë. Së dyti kanë braktisur funksionin që kanë, atë të ministrit. Nuk merren me qeverisjen e vendit, por kërkojnë të mbledhin sa më shumë vota në terren.
Duke i marrë me radhë, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha drejton fushatën te Njësia numër 1 në Tiranë. Pra edhe ministër i Brendshëm edhe drejtues fushate. Në profilin e tij në Facebook ka shpërndarë shumë nga aktivitetet e tij politike.
Pirro Vengu dhe Anila Denaj janë të dy në Vlorë. Njëri ministër i Mbrojtjes dhe tjera e Bujqësisë.
E gjithë qeveria në aksion për vota, ministrat braktisin
Pirro Vengu takime në Vlorë
Në Fier po ashtu kemi dy ministra, Belinda Ballukun e Transporteve dhe Petrit Malajn e Financave.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është drejtues fushate në Lezhë, ndërsa Blendi Gonxhe i Ekonomisë dhe Kulturës është te Njësia 6 në Tiranë.
Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu bashkë me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, drejtojnë fushatën në të gjithë Tiranën.
Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu është te njësia 11, ndërsa Mirela Kubaro e Mjedisit është në Gjirokastër.
Delina Ibrahimaj, ministrja e Sipërmarrjes, është caktuar te Njësia 5 në Tiranë. Taulant Balla është për Diasporën, ndërsa Arbjan Mazniku drejton fushatën në Elbasan. E fundit është Adea Pirdeni, e Administratës Publike që ka kaluar te njësia 8 në Tiranë.
Pra të gjithë ministrat janë në sulm për të siguruar vota dhe askush nuk jep garanci se nuk do të përdorin postet qeveritare, fondet dhe gjithçka tjetër për të tjerësuar rezultatin. Jo pa qëllim Rama i ka nxjerr në terren, pasi ata kanë çelëst e investimeve dhe punësimeve.
Ja zonat që mbulojnë ministrat
Ervin Hoxha- Njësia 1 Tiranë
Pirro Vengu dhe Anila Denaj- Vlorë
Belinda Balluku dhe Petrit Malaj- Fier
Ulsi Manja-Lezhë
Ogerta Manastirliu- Tiranë
Blendi Gonxhe- Njësia 6 Tiranë
Albana Koçiu- Njësia 11
Mirela Kumbaro- Gjirokastër
Delina Ibrahimaj- Njësia 5 Tiranë
Taulant Balla- I dërgur për Diasporën
Arbjan Mazniku- Elbasan
Adea Pirdeni- Njësia 8