Ish-zv/ministri i Arsimit, Taulant Muka, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një interviste në emisionin e moderuar nga Flavio Qarri në Syri Tv, duke pretenduar se kryeministri Edi Rama është futur në zyrën e shefes së kabinetit të tij vetëm me të brendshme.
Muka e cilësoi këtë ngjarje si një tregues të një klime të papërshtatshme brenda institucioneve shtetërore dhe ngriti dyshime mbi etikën dhe sjelljen e drejtuesve të lartë.
Gjatë intervistës, ai shtroi gjithashtu shqetësime të thella mbi ndikimin e kësaj kulture në sistemin e edukimit dhe profesionalizmin e administratës publike.
Sipas tij, një sjellje e tillë nuk është e denjë për një lider shtetëror dhe dërgon një mesazh të gabuar te qytetarët dhe punonjësit e institucioneve arsimore.