Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka miratuar në Mbledhjen e Përgjithshme të Inspektorëve planin e inspektimeve në prokurori e gjykata për vitin 2025. U miratuan 8 inspektime që do kryhen gjatë këtij viti, konkretisht 7 inspektime tematike dhe 1 institucional.
Edhe këtë vit, inspektimet mbeten prioritet i ILD-së për të matur eficencën e drejtësisë në vend dhe shtrihen në gjykata e prokurori në gjithë vendin. Temat e inspektimeve janë përzgjedhur nga konstatimet e evidentuara në ankesat e qytetarëve në ILD, por edhe propozime që institucione si Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Ministria e Drejtësisë kanë përcjellë pranë ILD-së.
Detaje gjeni në njoftimin e publikuar në faqen tonë zyrtare.
https://ild.al/sq/2025/01/31/eficenca-e-drejtesise-ild-miraton-kalendarin-e-inspektimeve-per-vitin-2025/
Faleminderit e punë të mbarë!