Krim në familje – Vrau të birin me thikë, arrestohet 74-vjeçari në Tiranë

spot_img
Advertisements

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Policia njofton se Hekuran Gjoni është 74-vjeçari që vrau me thikë djalin e tij Asim Gjoni, 37 vjeç, në zonën e njohur si Kodra e Priftit, në Tiranë.

Mësohet se 37-vjeçari nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në spital ndërsa autori i ngjarjes është shoqëruar.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.02.2025, rreth orës 18:50, tek Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti”, në banesë, shtetasi H. Gj., rreth 74 vjeç, ka goditur me mjet prerës djalin e tij shtetasin A. Gj., 37 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital.

Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e autorit në Komisariat për veprime të metejshme.

Latest articles

Related articles