Deputeti i PD, Flamur Noka në fjalën e tij në seancën plenare foli për votën e diasporës ku u shpreh se mazhoranca është e tmerruar nga vota e diasporës. Ndërkohë nga ana tjetër i kërkojnë Europës të njohin patentat e shqiptarëve kur këta të fundit i mohojnë këto dokumenta.
‘Ne i kerkojmë Europës të njohin patentat e shqiptarëve ndërsa ju i mohoni këto dokumenta. Ju jeni të tmerruar nga vota e diasporës’, – u shpreh Noka.Për votën e diasporës për zgjedhjet e 11 majit 2025 Noka theksoi se jashtë shtetit voton kryefamiljari ndërsa nipërit dhe mbesat nuk kanë asnjë dokument kontrate.
‘Jashtë shtetit voton kryefamiljari që ka kontratë, po nipërit dhe mbesat e mia që nuk kanë asnjë dokument kontrate, sepse është në emër të kryefamiljarit?’, – tha Noka.