Pacienti futet me bidon benzine në repartin e dializës, kërcënon mjekët se do u vërë flakën

spot_img

Një person me probleme të shëndetit mendor, njëkohësisht dhe pacient në Repartin e Dializës, ka tentuar t’i vendosë flakën vetes me benzinë.

Sipas policisë, Kujtim Mero ka hyrë në Repartin e Dializës me një shishe benzinë dhe ka kërcënuar personelin mjekësor se donte t’i vinte flakën vetes dhe repartit. Policia ka ndërhyrë për të neutralizuar pacientin.

Ndërkohë, që nga dëshmitë e mbledhura nga personeli mjekësor, për një moment pacientit i kishte rënë nga dora shishja e benzinës dhe është ndërhyrë për neutralizim.

Si pasojë, policia e shoqëroi në Komisariat dhe po heton rrethanat e ngjarjes.

Latest articles

Related articles