Dumani cakton 12 prokurorë të SPAK në 12 qarqe për monitorimin e zgjedhjeve!

spot_img

Zbardhen emrat e 12 prokurorëve të SPAK që do shpërndahen në 12 qarqet e vendit, duke krijuar atë që Altin Dumani, e quajti “Task-Forca” për parandalimin e krimeve gjatë fushatës elektorale.

Mësohet se “Task-Forca”, do ketë një periudhë funksionimi që do vijojë për 3 muaj me radhë nga muaji Shkurt 2025, deri në muajin Maj 2025, kur dhe do zhvillohen zgjedhjet parlamentare.

Në krye të kësaj Task-Force do qëndrojë Altin Dumani, ndërsa për kryeqytetin janë caktuar të monitorojnë krimet elektorale zv/drejtuesi i SPAK dhe drejtuesi i seksionit të krimit të Organizuar, Adnand Xholi dhe Drejtuesi i Seksionit Kundër Korrupsionit dhe Krimit Ekonomik, Klodian Braho.

Në Gjirokastër është caktuar si prokuror kordinator Arben Kraja, në Elbasan, Ols Dado, në Shkodër Dritan Premçi, në Kukës Anita Jella, në Berat, Behar Dibra, në Durrës, Ervin Kondili, në Fier, Doloreza Musabelliu së bashku me Sotir Kllapin në Dibër, Ervin Gokaj dhe në Korçë, Vladimir Mara.

Latest articles

Related articles