Pavarësisht urimit ironik të Edi Ramës, i cili ishte i vetmi politikan që tregoi solidaitet, natyrisht jo në etiketën e duhur, lajmi për atentatin e Lulzim Bashës, ishte më shumë se një spekulim mediatik.
Për të analizuar një ngjarjen, apo zhvillim, duhet të shikosh interesin dhe përfitimin që mund të sjellë për disa dhe probleme për disa të tjerë.
Mund të jetë edhe një idiotësi e mediave “ta bëftë Zoti mbarë” që këtu tek ne nuk mungojnë hiç fare, por nuk është aspak çudi që të kemi të bëjme me një lajm politik i stilit “sinjal dhe mesazh”.
Këto sulme kanë ardhur pas vizitës së suksesshme në SHBA çka u duk edhe në rritje eksponenciale në sondazhet e brendshme për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.