Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, i cili ringriti nga gërmadhat Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë u nda nga jeta në moshën 96-vjeçare. Prej 3 janarit, Kryepeshkopi Janullatos ishte i shtruar në spitalin ‘Ungjillëzimi’ në Athinë, ndërsa Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë në një postim në Facebook lajmëron se Janullatos ndërroi jetë rreth orës 07:30 të 25 janarit 2025.