Vajza e re arrestohet për vjedhje në Tiranë, një tjetër blen karburant me kartëmonedha false

spot_img

Dy persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Policia bën me dije se mes të arrestuarve është një 23-vjeçar. I riu është vënë në pranga pasi dyshohet se për të blerë karburant ka përdor kartëmonedha të falsifikuara.

Ndërkohë edhe një 22-vjeçare është vënë në pranga pasi ishte dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasin F. Ç., 23 vjeç, pasi dyshohet se për të blerë karburant ka përdor kartëmonedha të falsifikuara.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 bënë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Tiranës për shtetasen K. Ç., 22 vjeçe, e cila e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.”- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Latest articles

Related articles