“Mosbindja Civile” ka dalë sërish në protestë ditën e sotme para bashkisë së Tiranës.
Ndërsa një incident është regjistruar kur një qytetar është përplasur me protestuesit që bllokuan rrugën në orën 11:00.
Sipas protestuesve, Policia nuk ka marrë masa për të devijuar trafikun, ndonëse ishte e njoftuar për protestën.
Kjo ka shkaktuar tensione dhe përplasje verbale mes protestuesve dhe qytetarëve të tjerë që përpiqeshin të kalonin nëpër zonën e bllokuar.
Sakaq, policia ka ndërhyrë për të qetësuar situatën, ndërsa drejtues të PD , prezentë në tubim kanë akuzuar policinë për provokimin e protestuesve duke mos garantuar qarkullimin e mjeteve në zonë.