nga Latif Mustafa
Shoh që, të kohëve të fundit, lexuesit kanë shtuar interesin për librat e Mark Aurelit, Epiktetit dhe Senekës, gjegjësisht, shkollës së stocizimit. Edhe pse njëri nga Roma, e njëri nga Turqia e tjetri nga Spanja, që të tre ishin Romak, sepse i përkasin periudhës romake pak pas Krishtit. Mësimet e tyre bazohen në një filozofi të subjektit të çliruar dhe të lidhur me universin, një subjekt që njeh një realitet të parakrijuar, kurse mësimet e tyre mund të përmblidhen në tri pika: Disiplinimi i dëshirave dhe ambicjeve, sepse njeriu mund ti ngjitet dëshirave të gabuara dhe këto duhet riorentura; Disiplinimi dhe etika e veprimit me të tjerët, si duhet të sillemi me të tjerët; Disiplinimi i gjykimeve mbi tjetrin dhe për fenomenet. Nuk ka gjëra të mira a të këqija, thjesht, ne i gjykojmë gjërat si të tilla. Por pyetja kryesore shtrohet se çfarë kërkojnë të rinjt sot që lexojnë filozofi stoicizmi? Pse ekziston kjo përpjekje në kërkim të një alternative tjetër etike e cila i përket një periudhe para dy mijë vjeçare? Një arsye është se ajo çka i shtyjnë njerzit drejt stoicizmit është literatura e self-help-it apo literaturës para psikologjike, e që në vete ka shumë mësime stoiciste, por gjithashtu, mendoj se indiferenca dhe zhvillimi i një lloj individualizmi refuzues i normave, njifar nihilizmi të latent e të fshehur.