nga Osman Stafa
Kjo është propaganda më ç’njerëzore e bërë ndonjëherë.
Kryeministri Edi Rama flet për Onkologjikun.
Fajëson për situatën dramatike atje disa mjekë.
Kur fajtori kryesor është ai vetë, me shtetin që përfaqëson dhe Ministrinë e Shëndetësisë.
- Kush është përgjegjës për sigurimin e ilaçeve kimio? Mjekët apo Kryeministri?
- Kush duhet ta sigurojë Pet-Scanin? Mjekët apo Kryeministri?
- Kush duhet të sigurojë akserelator për rreze? Mjekët apo Kryeministri?
Z. Rama, a është krim kundër njerëzimit t’i lësh ata pacientë pa kimioterapi?
Z. Rama a është krim kundër njerëzimit, të lësh fëmijët pa kimioterapi?
Z. Rama, a është barbari, që Onkologjiku ka vetëm 19 poltronë për kimioterapi?
Kjo është e ndyrë. Është ç’njerëzore. Tallje me pacientët që vuajnë nga kanceri. E çon përgjegjësinë tek disa mjekë, që mund të jenë fajtorë për mëkatet e tyre, por jo për mungesën e ilaçeve, mungesën e pajisjeve etj.