Eksperti kritikon Qeverinë Rama, Spitalin në Fier Turqisë, në Tiranë Izraelit! Sapuni shitet për djathë

spot_img

nga Gazment Koduzi, eskpert


Para zgjedhjeve të vitit 2021 Rama mashtroi shqiptarët me spitalin turk në Fier, i cili do ishte model për sistemin spitalor me autonominë menaxheriale dhe ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Por, nuk ishte asnjë gjë më shumë, se modeli i autonomisë që ka patur Spitali Rajonal i Durrësit që në vitin 2001 si pjesë e një projekti të Bankës Botërore, së bashku me Autoritetin Shëndetësor Rajonal i Tiranës. Spitali turk i Fierit është modeli i padrejtësisë ndaj mjekëve dhe infermierëve shqiptarë të cilët marrin rrogë 2 (dy) herë më të vogël se ata turq.
E njëjta histori po përsëritet para zgjedhjeve të 2025, por këtë radhë spitali vjen nga një tjetër vend mik si Izraeli. Nëse do i lihet në dorë Sheba Medical Centre menaxhimi i QSUT , duke përmbushur edhe nivelin e financimit dhe autonomisë, gjë e mirë do të dalë. Por, asgje e tillë nuk ka për të ndodhur.
Arsyeja është e thjeshtë.
Që të bëhet shkencë ka nevojë për financa. Shpenzimet per capita në Izrael në shëndetësi janë 4133 Euro ndërsa në Shqipëri janë 734 Euro, pra afërsisht 6 herë më pakë. Sheba Medical Centre eshte midis 10 më të mirëve në botë, me mbi 2500 studime klinike dhe mbi 3500 projekte kërkimore (https://www.shebaonline.org/) . Shqipëria rendidet e fundit në cdo raport ndërkombëtar ( Health at a glance : Europe 2024, Balkan barometer, people and business viewpoints 2024, Can people afford to pay 2023) për financimet në shëndetësi, por mbajmë vendin e parë për pagesat nga xhepi me 60% të shpenzimeve shëndetësore, pra barrën e kujdesit shëndetësor e mbart qytetari.
Sigurisht, që mund të përfitohet shumë në edukimin e vazhdueshëm të stafit mjeksor por edhe trajtimit të pacientëve me raste të rënda, por të gjitha shuhen nga gënjeshtrat e mëdha, si puna e blerjes së përbashkët të barnave, ndërkohë që dihet që Shqipëria ka ligjet e veta që përcaktojnë si prokurohen shërbimet përmes procesit të tenderimit.
Kanë filluar premtimet për zgjedhjet dhe shitet sapuni për djathë. Kush ta hajë, ta hajë.

Latest articles

Related articles