Basha flet për aleancat parazgjedhore: Me subjektet që mbështesin SPAK dhe listat e hapura

Në një intervistë për emisionin “360 gradë” në Abc Neës, Lulzim Basha theksoi se Demokratët Euroatlantikë janë në proces bisedimesh me parti të tjera opozitare që ndajnë të njëjtat vlera, për të unifikuar votat dhe për të penguar manipulimin e rezultatit zgjedhor nga Edi Rama dhe Sali Berisha.

Basha theksoi se sa më shumë të bashkohen opozitarët, aq më e vështirë bëhet për Ramën të qëndrojë në pushtet. Ai ritheksoi qëndrimin kundër një koalicioni me Sali Berishën, duke kërkuar që ky i fundit të kërkojë falje për gënjeshtrat që hedh në treg, të heqë dorë nga sulmet ndaj SPAK-ut dhe të lërë të gjithë faktorët opozitarë të konvergojnë.

Basha gjithashtu tha se pavarësisht prej kolpos që bëri Rama me votat e Sali Berishës për mbylljen e listave, Dmokratët Euroatlantikë do shkojnë në këto zgjedhje me lista të hapura.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Do ishte Lulzim Basha i gatshëm të bënte një koalicion me strukturat e tjera opozitare, me partitë e tjera opozitare?

Lulzim Basha: Ne jemi në një proces bashkëbisedimi me faktorë të tjerë opozitarë, sepse është e udhës që ata që ndajnë të njëjtat vlera me ne dhe konvergojnë votat opozitare, pamundësojnë skenarin për të cilin punojnë natë e ditë zoti Rama me dakordësinë e zotit Berisha, për t’i hequr, për t’i zhvlerësuar këto vota, për mos t’i kthyer në mandate. Thënë ndryshe, sa më shumë të konvergohen votat opozitare aq më të pamundur e ka zoti Rama që të sundojë edhe për 4 vite të tjera.

Pyetje: Me Sali Berishën?

Lulzim Basha: Në mënyrë absolute jo.
Pyetje: Po në qoftë se Sali Berishës i duhen votat e tua dhe krijon diferencën në masën kritike për të bërë rotacionin?

Lulzim Basha: Ka rrugë të gjatë Sali Berisha që të arrij aty. Duhet të kërkoj falje për të gjithë gënjeshtrat që ka hedhur në treg, duhet të heq dorë nga sulmet kundër SPAK-ut, duhet të hedh një hap pas sa kohë është deklaruar “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Britania e Madhe. Dhe t’i lërë të gjithë faktorët opozitarë të konvergojnë. Sali Berisha e ka vetëpërjashtuar veten. Bashkëpunojmë me këdo tjetër që ndan këtë qëndrim; mbështetje totale për SPAK-un në luftë kundër korrupsionit dhe lista të hapura. Pavarësisht prej kolpos që bëri Rama me votat e Sali Berishës, ne aplikojë sistemin e listave të hapura. Dmokratët Euroatlantikë do shkojnë në këto zgjedhje me lista të hapura. Kush nuk ka problem me këto dy parime kryesore, është i mirëpritur.

Latest articles

Related articles