Wizz Air, kompania ajrore më e qëndrueshme në mjedis në rajonin EMEA*, sot njofton një përditësim të rëndësishëm për opsionet e saj të shërbimit ndaj klientit, ndërsa kompania vazhdon të përmirësojë ofertën e saj të shërbimit ndaj klientëve.
Që prej dates 13 janar, kompania ajrore ka hequr linjën e saj telefonike me tarifë premium, duke u siguruar që asnjë klient të mos paguajë tarifa të tilla. Klientët shqiptarë mund të kontaktojnë Qendrën e Ndihmës të re të Wizz Air për më shumë informacion me numrin respektiv sipas shtetit përkatës, me tarifa të bazuara në normat lokale.
Për të pasur ndihmë dhe mbështetje më të shpejtë dhe më të lehtë, Wizz Air u këshillon pasagjerëve të përdorin platformën e tij online të vetëshërbimit, e cila është e disponueshme përmes faqes së internetit të Wizz Air ose aplikacionit celular. Nga këtu, klientët mund të menaxhojnë rezervimet e tyre, të marrin informacion mbi fluturimet, të bëjnë ndryshime, të kërkojnë rimbursime ose të trajtojnë çështje që lidhen me vonesat ose anulimet.
Klientët mund të kërkojnë informacion 24/7 mbi rezervimet, statusin e fluturimeve, bagazhet dhe shërbimet e WIZZ përmes chatbot-it online të kompanisë ajrore, Amelia. Për pyetje më të ndërlikuara, agjentët e bisedës live janë gjithashtu të disponueshëm 24/7 për të ndihmuar në gjuhën angleze.
Shërbimi ndaj klientit mbetet një fushë e rëndësishme investimi për Wizz Air, dhe kompania ajrore vazhdon të sjellë risi për të përmirësuar përvojën që ofron për pasagjerët. Vitin e kaluar, Wizz Air prezantoi Shërbimin e Zërit Amelia, i cili u ofron klientëve përditësime të automatizuara mbi rezervimet e tyre, duke siguruar informacion dhe udhëzime thelbësore në rast të ndonjë ndërprerjeje të fluturimeve.
Duke komentuar mbi këto ndryshime, Boglarka Spak, Drejtoreshë e Përvojës së Klientit në Wizz Air, u shpreh: “Ne jemi të angazhuar për t’u ofruar klientëve tanë përvojën më të mirë të mundshme të udhëtimit. Shërbimi ndaj klientit ka qenë në fokus për kompaninë ajrore. Njoftimi i sotëm është vetëm një shembull i përmirësimeve që po bëjmë në këtë fushë. Ne po vazhdojmë të investojmë në mënyrë që të sjellim risi e të sigurohemi që të mund të plotësojmë pritshmëritë e klientëve tanë në të gjithë botën.”
Shënime:
*Sipas Çmimeve për Ekselencë të CAPA – Centre for Aviation 2024