“Marrëdhëniet e mia me SHBA janë solide”, Basha: Prezenca në inagurimin e Trump në një moment kyç

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantik, Lulzim Basha, gjatë intervistës në emisionin “360 gradë” në ABC News, ka theksuar se marrëdhëniet e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të konsoliduara dhe shumë solide.

Ai tha se ishte një moment historik pjesëmarrja e tij në inagurimin e presidentit amerikan, Donald Trump, duke shtuar se ky ishte një moment kyç, jo vetëm për shqiptarët, por edhe për ndryshimet e mëdha gjeopolitike që po ndodhin në Ballkan.

Basha vuri në dukje praninë e rivalëve gjeopolitik të shqiptarëve, veçanërisht të politikës serbe, të cilët po kërkojnë të forcojnë lidhjet me Shtetet e Bashkuara.

Ishte një surprizë për ata që ndoshta kanë keqllogaritur apo nënvlerësuar kapacitetin dhe potencialin politik, por marrëdhëniet e mia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë solide dhe tashmë prej dekadash të konsoliduara në raporte sa politike aq dhe personale.
Ajo që dua të them është që përtej shancit të jashtëzakonshëm për të qenë pjesë e një ngjarje historike siç është inagurimi i një presidenti amerikan, ky ishte një moment jo thjeshtë për të nxjerrë foto me dinjitarë zyrtarë të ardhshëm të administratës së Trump, por për të qenë i pranishëm në një moment deçiziv jo vetëm për fatin e shqiptarëve, por edhe për atë që mund ta quaj pa frikë një rivalitet i ri që po shpërfaqet jo thjeshtë në Europë dhe në botë, por edhe këtu në Ballkan. Sepse ajo që vura re në Uashington, konfirmova se ishte një prani e shtuar e rivalëve gjeopolitik të shqiptarëve në Ballkan, të atyre që e kanë kuptuar fare mirë se nuk ka më kohë të merren me një perandori të vdekur, si perandoria ruse dhe duan të afrohen me perandorinë amerikane dhe e kam fjalën për krerët e politikës serbe
” – u shpreh Basha.

Latest articles

Related articles