Policia e Vlorës ka arrestuar tre persona pasi akuzohen se kanë kryer 5 vjedhje brenda 10 ditëve. Tre personat e dyshuar janë 30-vjeçari Klodjan Dule, 28-vjeçari Gëzim Çuçaj dhe 30-vjeçari Franko Pulaj të tre banues në Vlorë.
Nga veprimet hetimore ata kanë shkuar të maskuar me kapuçe dhe shalle duke përdorur dorashka dhe sende të forta. Ata kanë kryer vjedhje në këto dyqane në Vlorë:
-Më 10.01.2025, në lagjen “Partizani”, kanë thyer xhamin e një automjeti tip “Mercedes Benz” ku kanë vjedhur një palë syze me vlerë 400 euro dhe një parfum me vlerë 50 euro;
-Më 13.01.2025, në lagjen “Partizani”, kanë vjedhur disa steka me cigare në një dyqan;
-Më 18.01.2025, në lagjen “Hajro Çakërri”, kanë vjedhur 20 000 lekë dhe steka me paketa me cigare me vlerë 80 000 lekë në një dyqan;
-Më 19.01.2025, në lagjen “15 Tetori”, kanë vjedhur 16 000 lekë në një market;
-Më 21.01.2025, në lagjen “24 Maji”, kanë vjedhur 30 000 lekë dhe paketa me cigare në një dyqan;
-Më 21.01.2025, në lagjen “Lef Sallata”, kanë tentuar të vjedhin në një subjekt financiar jobankar.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa sende të vjedhura, mjetet dhe veshjet e përdorura nga autorët, për kryerjen e vjedhjeve. Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim