Sot kalova në Unazën e Re të Tiranës dhe më bëri përshtypje fakti që nuk kishte asnjë sheshpushimi përgjatë gjithë rrugës. A nuk është e domosdoshme të ketë hapësira të tilla për raste emergjente, si defekte apo pushime të shkurtra?
Deri më tani nuk kam parë asnjë urë pa defekte. Duket se disa kompani ndërtimi në Shqipëri e kanë kthyer në standard mungesën e cilësisë, duke rezultuar në rrugë me probleme. Këto defekte shpesh vijnë si pasojë e moszbatimit të plotë të shtresave të nevojshme të gjeotekstileve.
Një investim kaq i madh duhej të reflektonte më shumë për sigurinë dhe nevojat reale të drejtuesve të mjeteve./ Arjan Xhaho