Një ndjekje e rrezikshme ka ndodhur në zonën e Caserta në Napoli, Itali, ku një grup shqiptarësh të dyshuar për grabitje, pas një ndjekjeje për disa kilometra, përplasen me makinën e karabinierëve.
Gjatë aksionit, tre efektivë të policisë mbeten të plagosur. Ata u ndalën pas një përplasjeje me makinën e karabinierëve, ndërsa katër të dyshuarit braktisën mjetin dhe vazhduan arratisjen në këmbë. Nga ndjekja u arrestuan tre prej tyre, ndërsa njëri mundi të arratisej. Gjatë kontrollit të mjetit dhe të arrestuarve, u gjetën sende dhe pajisje të përdorura për grabitje, si dhe radio-marrëse dhe mjete të ndryshme.
Ndërkohë, tre karabinierët e plagosur u dërguan në spital dhe pritet që të marrin trajtim mjekësor për lëndimet e marra.